BallinaLajmePrecedenti që mund ta lërë Alma Lamën pa postin e ambasadores

Precedenti që mund ta lërë Alma Lamën pa postin e ambasadores

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Alma Lama më nuk do të jetë ambasadore, në rast se Ministria e Punëve të Jashtme aplikon standarde të njëjta përkitazi me fyerjet publike që i bëjnë anëtarët e shërbimit diplomatik.

Tashmë ka një precedent kur një drejtues misioni është shkarkuar për të njëjtin motiv, shkruan sot Koha Ditore.

Lama, ambasadore në Romë, do t’iu nënshtrohet procedurave disiplinore pas fyerjes që u ka bërë Kohavisionit (KTV) dhe gazetarit të po këtij televizioni, Xhemajl Rexha, i cili e drejton emisionin “Interaktiv”.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, e ka konfirmuar këtë të premten.

Xhafer Ahmeti sa ishte i ngarkuar me punë në misionin diplomatik në Mal të Zi kishte postuar një status në profilin e tij në “Facebook”, ku e kishte fyer ish-kryeministrin e Shqipërisë, që ishte konsideruar si skandal diplomatik. Ministri Hoxhaj kishte marrë vendim për kthimin e menjëhershëm të tij në Prishtinë. Kjo, me arsyen se komentet e Ahmetit nuk paraqisnin qëndrimet e institucioneve të Kosovës.

Gazetari i KTV-së, Xhemajl Rexha, ka shprehur pritjen që e njëjta masë të aplikohet edhe kundër ambasadores Lama.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz