back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeEuronews: Këto janë opsionet e Gjykatës franceze për Ramush Haradinajn (Video)

Euronews: Këto janë opsionet e Gjykatës franceze për Ramush Haradinajn (Video)

Të ngjajshme

Berisha në Strasburg: Akuza ndaj Ramës për lidhje me kartelet e drogës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ndodhet...

Vuçiq: Gjenocidi është term juridiko-politik

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ai ka...

“Tym i zi” për Ardian Ismajlin, do të qendrojë për një muaj jashtë fushave

Do ta marrë malli për futbollin. Ardian Ismajli është sërish...

Agjencia evropiane e lajmeve, Euronews, ka zbuluar opsionet e Gjykatës franceze për Ramush Haradinajn, i cili është ndaluar të mërkurën në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia më 2004.

‘Euronews’ shkruan se sot (e enjte) mbahet një seancë dëgjimore në Francë për kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Zyrtarët francezë kanë thënë se gjykata në Colmar do të vendosë nëse Haradinaj duhet të mbahet në arrest, përderisa ajo të vendosë për të aprovuar ose jo një kërkesë të Serbisë për ekstradimin e tij në Beograd, transmeton Gazeta Express.

Haradinaj, raporton ‘Euronews’, mund të lirohet, për t’u mbajtur nën mbikëqyrje deri në një vendim tjetër.

Ministria e Brendshme e Kosovës ka thënë se është duke bërë gjithçka që është e mundur për të siguruar lirimin e Haradinajt.

‘Euronews’ shkruan se Franca është një prej mbështetësve më të mëdhenj të shtetit më të ri në Evropë, Kosovës. /Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz