BallinaLajmeSerbia deponon akuza shtesë ndaj Haradinajt

Serbia deponon akuza shtesë ndaj Haradinajt

Të ngjajshme

E dhimbshme, 17-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Gjermani

Anik Avdullah Babatinca, 17 vjeç ka ndërruar jetë pas...

Parashikimi i motit për të martën

Të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira të...

“3 euro çmimi i naftës”, Arifi shpjegon skenarin që mund ta thellojë krizën

Opinionisti Avni Arifi ka shpjeguar se skenarët e krizës...

Prokuroria për Krime të Luftës në Serbi ka njoftuar se ka mbledhur prova shtesë në funksion të plotësimit të akuzave ndaj liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili të mërkurën është ndaluar në Aeroportin e Baselit nga policia franceze.

Ndalimi i tij, është bërë mbi bazën e një fletë-arrestimi të lëshuar nga Serbia përmes INTERPOL-it, në vitin 2004.

Kreu i prokurorisë serbe për krime lufte, Milan Petroviq u ka thënë medieve në Beograd se i kënaqur me faktin që fletë-arrestimet e lëshuara nga Serbia po zbatohen në vendet e Bashkimit Evropian.

Por, ai është shprehur skeptik se kërkesa e Beogradit për ekstradimin e Haradinajt në Serbi, do të mund të zbatohet sipas procedurave të shpejta.

“Serbia nuk mund të bëj këtu asgjë, ngase procesi i ekstradimit të shpejtë varet nga personi që është arrestuar. Pra, ekstradimi i shpejtë mund të bëhet vetëm me pëlqimin e tij, në të kundërtën, kjo zgjatë mjaftë kohë”, ka thënë Petroviq.

Haradinaj ishte komandant i lartë i ish-UCK-së dhe pas luftës themelues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, një parti parlamentare të cilën ai e udhëheq edhe sot. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz