BallinaLajmeHaradinaj sot merret në pyetje, AAK pret lirimin e tij pasdite

Haradinaj sot merret në pyetje, AAK pret lirimin e tij pasdite

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Dje pasdite, policia franceze, në aeroportin e Bazelit, ka arrestuar liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish – kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Haradinaj, i arrestuar sipas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, po mbahet në një stacion policor në Francë, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, transmeton Koha.net.

Haradinaj sot pritet të merret në pyetje nga autoritete franceze të drejtësisë për të hetuar faktin nëse ka pasur arsye për të mos e ekzekutuar kërkesën për ekstradim [të palës serbe], posaçërisht në këtë rast pasi është lëshuar për arsye politike.

Pal Lekaj, kryetar i Grupit parlamentar të AAK –së , mbrëmë i ka thënë Interaktivit të KTV-së se pret lirimin Haradinajt sot në orën 13.
Kundër arrestimit të Haradinajt kanë reaguar bartës të institucioneve të vendit: Presidenti i vendit, kreu i Kuvendit, Qeveria, dikastere të Qeverisë, parti politike e individë.

Ramush Haradinaj, udhëheqës i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, dy herë është përballur me drejtësinë ndërkombëtare në Hagë dhe ajo dy herë e ka shpallur dhe e ka liruar të pafajshëm.
Me urdhër arrest ndërkombëtar të Serbisë janë arrestuar e ndaluar edhe ish – liderë të tjerë të UÇK-së, si Agim Çeku e Fatmir Limaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz