BallinaLajmeMustafa përkujtoi Kolonel Tahir Zemajn

Mustafa përkujtoi Kolonel Tahir Zemajn

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 14 vjetorit të vrasjes përkujtoi komandantin e luftës çlirimtare, Kolonelin Tahir Zemaj.
Kryeministri Isa Mustafa theksoi se Kolonel Tahir Zemaj do të përkujtohet gjithnjë si një luftëtar i shquar i lirisë, i cili dha gjithçka për Kosovën në momentet më të vështira.
Kryeministri Mustafa me këtë rast veçoi rolin e Kolonel Zemajt në Betejën Heroike të Loxhës, e cila u fitua falë udhëheqjes vetëmohuese të Kolonel Tahir Zemajt dhe luftëtarëve të tjerë të lirisë.
“Kolonel Tahir Zemaj do të mbahet mend përgjithmonë si një luftëtar besnik i Atdheut, një strateg ushtarak dhe një njeri i pakursyer për arritjen e lirisë dhe demokracisë në Kosovë”, thekson kryeministri Mustafa, duke shprehur besimin se drejtësia do të zbardhë një ditë vrasjen në pabesi të Kolonel Zemajt, të djalit të tij, Enisit dhe veprimtarit të shquar politik, Hasan Zemaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz