BallinaBotëAssange: Rrjedhja e emailave nuk kishte burime ruse

Assange: Rrjedhja e emailave nuk kishte burime ruse

Të ngjajshme

24 marsi 1999, Endrit Thaçi: NATO, UÇK-ja dhe populli ynë janë histori lirie që s’ndryshohet

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi,...

1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje me pagesë në Danimarkë

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka aprovuar kërkesën e...

Napoli nën hijen e Vezuvit: Filmi i ri i Gianfranco Rosi

Gianfranco Rosi, 62 vjeç, i njohur për portretet poetike...

Themeluesi i faqes WikiLeaks në Internet, Julian Assange, mbrëmë në një intervistë në rrjetin amerikan, Fox News, ka përsëritur se ai nuk i ka marrë mijëra emaila të Partisë Demokratike të Shteteve të Bashkuara nga burimet ruse.

Gjatë intervistës në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku strehohet prej qershorit të vitit 2012, ai nuk ka zbuluar se kush e furnizoi WikiLeaksin me dokumentet e vjedhura të hakerëve nga Komiteti Kombëtar Demokratik dhe nga John Podesta, shef i fushatës së kandidates demokrate, Hillary Clinton.

“Burim nuk është qeveria e Rusisë”, tha Assange dhe ka shtuar se “nuk janë as palët shtetërore”.

I pyetur se a mendon se rrjedhja e emailave të zotit Podesta dhe të Komitetit Kombëtar Demokratik, ka ndikuar në fitoren e republikanit, Donald Trump, Assange tha se “kush e di, është e pamundshme të thuhet”. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz