back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeKategorizimi përçan veteranët

Kategorizimi përçan veteranët

Të ngjajshme

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Bajqinovci për koalicionet: Pyetje një milionëshe, por besoj se VV do ta bëjë vetë qeverinë

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur rreth...

Prishtinë: Arrestohet 28-vjeçari – dyshohet për vjedhje

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person...

Ndarja e veteranëve në tri kategori me Ligjin për plotësim-ndryshim të Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdon të kundërshtohet nga përfaqësuesit e veteranëve të Pejës, Gjakovës, Deçanit, Istogut dhe Zonës Operative të Pashtrikut. Ata i kanë bërë thirrje edhe njëherë presidentit të vendit, Hashim Thaçi, që të mos e nënshkruajë këtë ligj, pasi, sipas tyre, ky ligj po dëmton rëndë luftëtarët e lirisë, duke i kategorizuar ata.

Por, ndryshe nga ta mendon udhëheqja e re e OVL e UÇK-së. Madje për të mbrojtur këto ndryshime në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, pesë ditë më parë, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj, edhe pse ishin ftuar që të monitoronin ndryshimet, shkaktuan konflikt verbal, duke akuzuar deputeten Aida Dërguti, kur kjo e fundit iu tha se veteranët po tradhtohen nga kjo udhëheqësi, shkruan sot “Koha Ditore”.

E debati i ashpër mes përfaqësuesve të shoqatës dhe Aida Dërgutit dhe disa deputetëve tjerë ka vazhduar për disa minuta. Pas kësaj përfaqësuesit e veteranëve kanë dalë nga salla e Kuvendit, ku mbahej seanca, e cila u detyrua t’i ndërpresë punimet për shkak të tensioneve të shkaktuara. E nuk kanë munguar as ofendimet dhe fyerjet në adresë të deputetes Dërguti, nga kryetari i Shoqatës së Veteranëve. “Mos bën me gisht, se ta shti atë gisht në gojë”, i ka thënë Hysni Gucati nënkryetares Dërguti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz