BallinaBotëPentagoni i reagon Koresë së Veriut: Mos provoko

Pentagoni i reagon Koresë së Veriut: Mos provoko

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

SHBA-ja i kërkoi Koresë së Veriut të shmangë çdo veprim provokues, pas një deklarate të drejtuesit koreano-verior, i cili konfirmonte se Pheniani ishte në etapat e fundit para testimit të një rakete balistike ndërkontinentale.

Në fjalimin e tij me rastin e Vitit të Ri, Kim Jong-Un theksoi se vendi i tij kishte fituar në vitin 2016 “statusin e fuqisë bërthamore” duke u bërë kështu “një fuqi ushtarake që edhe armiqtë më të fuqishëm nuk do të mund ta prekin”.

“Ne i kërkojmë Koresë së Veriut të shmangë çdo veprim provokues dhe çdo retorikë nxitëse që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar”, theksoi një zëdhënës i Pentagonit, Gary Ross, përcjell Atsh.

Pheniani duhet të bëjë zgjedhje strategjike për të përmbushur angazhimet e tij ndërkombëtare”, nënvizoi ai duke shtuar se shumë rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ndalojnë Korenë e Veriut të realizojë teste të raketave balistike.

Pentagoni u kërkoi gjithashtu të gjitha shteteve të përdorin çdo mjet influence për të shpjeguar qartë (…) se testet duke përdorur teknikën e raketave balistike janë të papranueshme dhe se në disa raste këto teste mund të kenë pasoja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz