back to top
Friday, July 25, 2025
BallinaLajmeKy është moti për këtë javë, të ftohtit shkon deri në -19...

Ky është moti për këtë javë, të ftohtit shkon deri në -19 gradë Celsius

Të ngjajshme

KEK ndan nga 400 euro për të gjithë punëtorët

Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK)...

As presidenti i Barcelonës nuk e di se kur do të kthehen në “Camp Nou”

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, nuk dha një konfirmim...

KEK-u ndan bonus për punëtorët e korporatës

Korporata Energjetike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje, në...

Aeroportet e BE-së do të heqin limitin prej 100 ml lëngje në bagazhet e dorës

Pajisjet e kontrollit të sigurisë në aeroporte të afta...

Trump: Hamasi ‘nuk donte’ një marrëveshje të armëpushimit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur shkurtimisht para gazetarëve...

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe vranësira të dendura të cilat nga pasditja e së martës parashihen të shoqërohen me reshje bore.

“Reshjet e kohëpaskohshme do të vazhdojnë për dy- tri ditë, të cilat vende-vende do të jenë më të theksuara. Shtypja atmosferike e lartë mbi vlerat e normales e cila ka përfshirë Ballkanin për plot një muaj , nga e mërkura kjo shtypje do të zbresë nën vlerat e normales me çka presim dhe ndryshim në gjithë parametrat meteorologjikë. Erërat e  fuqishme dhe reshjet e borës do të jenë prezent mbi vendin tonë”, thuhet në njoftimin e IHK.

”Pas reshjeve dhe fuqisë së këtyre masave me origjinë polare parashihen ulje të dukshme të vlerave termike në dy ekstremet, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë në fundjavë deri -17 gradë Celsius, kurse në viset malore deri -19 gradë Celsius.  Gjatë kësaj periudhe ( e hënë – e premte) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1- 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi  mbi 13m/s.”, bën të ditur ky institut.

- Advertisement -

Të Fundit