back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaBotëÇfarë pritet të bëj Trump pasi të bëhet edhe zyrtarisht president

Çfarë pritet të bëj Trump pasi të bëhet edhe zyrtarisht president

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Donald Trump parashikon të realizojë «shumë gjëra të mëdha» sapo të marrë zyrtarisht detyrën në Shtëpinë e Bardhë, ndër të cilat edhe anulimi i disa vendimeve të administratës Obama.

Donald Trump parashikon të realizojë «shumë gjëra të mëdha» sapo të marrë zyrtarisht detyrën në Shtëpinë e Bardhë, ndër të cilat nënshkrimi i disa dekreteve presidenciale për të anuluar disa vendime të administratës Obama, bëri të ditur të dielën zëdhënësi i miliarderit republikan, duke shtuar se ai do të vazhdojë të përdorë rrjetin social Tweeter.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, i cili do të marrë zyrtarisht detyrën më 20 janar, pritet të nënshkruajë një sërë dekretesh presidenciale për «të shfuqizuar shumë masa ligjore dhe dispozita të miratuara nga kjo administratë gjatë tetë viteve dhe që kanë penguar rritjen ekonomike si dhe krijimin e vendeve të reja të punës», u shpreh Sean Spicer për televizionin ABC. «Nuk do të jetë një gjë. Do të jenë shumë gjëra të mëdha», shtoi ai, njoton trt.
Presidenti i ardhshëm, i cili të dielën u kthye në Nju-Jork pas disa ditë pushimesh në Florida, nuk do të heqë dorë nga përdorimi aktiv dhe i shumëpërfolur i rrjetit social Twitter, mënyra e tij e preferuar e komunikimit, pasi të vendoset në Shtëpinë e Bardhë.

«Me gjithë respektin qe kam për ju, mendoj se kjo do t’i demoralizojë mediat tradicionale kur të shohin se ai ndiqet nga më tepër se 45 milionë persona në rrjetet sociale, se ai mund të ketë një bashkëbisedim direkt me amerikanët», theksoi Sean Spicer.

Të Fundit

Sport

ShowBiz