back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKryetari i Drenasit takoi bashkatdhetarët që jetojnë në diasporë

Kryetari i Drenasit takoi bashkatdhetarët që jetojnë në diasporë

Të ngjajshme

Ndalimi i kosovarëve nga Serbia, kritikohet qasja e institucioneve të Kosovës

nstitucionet e Kosovës janë kritikuar për mosreagim të duhur...

Zemaj: VV s’ka besuar se do të ndodhë Pavarësia e Kosovës

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e ka...

Kush është ai? Jennifer Aniston shfaqet për herë të parë publikisht me partnerin e ri

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Aniston, është shfaqur...

​Çifti polak po shikonte lajmet mbi dronët rusë kur njëri prej tyre qëlloi shtëpinë e tyre

Pensionisti Tomasz Wesolowski po shikonte lajme në televizion për...

Presidentja paguan rreth 15 mijë euro në vit për shkollimin fillor të vajzave të saj

Shkollimin fillor të vajzave, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka mbajtur një takim me bashkatdhetarët e Komunës së Drenasit dhe ka vlerësuar para të pranishmëve se mërgimtarët janë burim i çmueshëm i zhvillimit të Drenasit. Në këtë takim merrnin pjesë dhjetëra bashkatdhetarë, në mesin e tyre edhe vajza e Heroit Besim Mala – Murrizi, Lendita Mala e cila kryetarit Lladrovci i dhuroi buqetë lule dhe i uroj postin e ri të kryetarit.

Me rastin e festave të fundvitit, ardhja e bashkatdhetarëve nga diaspora në Drenas është shumë e mirëpritur. Me këtë rast, kryetari i Komunës, z. Ramiz Lladrovci ka organizuar takim me bashkatdhetarët duke i inkurajuar në takim për të qenë sa më afër sepse ata janë burim i mirëqenies së shumë familjeve në Drenas.

Në këtë takim, kryetari Lladrovci, theksoi se pa mbështetjen e fuqishme të diasporës, liria e Kosovës do të ishte e vështirë e realizueshme, jo vetëm më ushtar lirie, por edhe me financim dhe mbështetje të jashtëzakonshme.

“Duke kujtuar diasporën që dha gjithçka për lirinë e Kosovës, kujtojmë me krenari sakrificën tuaj të djeshme, por ne ju falënderojmë edhe sot për kontributin tuaj. Ju i jepni stabilitet edhe zhvillimit tonë të sotëm dhe kontribuoni mirëqenies së familjeve tuaja, familjeve tona. Ju falënderoj sinqerisht, sepse ju jeni burim i çmueshëm i zhvillimit të Drenasit”, theksoi kryetari Ramiz Lladrovci.

Ai me tej theksoi se sot, edhe pse Drenasi ka mbështetjen e madhe nga institucionet qendrore, atij i duhet edhe mbështetja e diasporës për zhvillim të madh ekonomik, jo vetëm në Parkun e Biznesit, por edhe investime në bizneset familjare të vogla dhe të mesme që janë baza e zhvillimit të çdo shteti.

“Ju ftoj të investoni, sepse investimet tuaja do të jenë shtytje e re e zhvillimit të Drenasit. Do të krijoj të gjitha lehtësirat e mundshme që i takojnë pushtetit lokal për investimet tuaja, por edhe idetë tuaja për zhvillimin e komunës tonë i mirëpres me seriozitetin më të madh. Krijimi i vendeve të reja të punës, është qëllimi ynë, ashtu siç dje keni kontribuar, pres ta bëni edhe sot. Qofshi të bekuar, ju dhe familjet tuaja”, tha kryetari Lladrovci.

Takimi me bashkatdhetarë ishte tejet përmbajtjesor, ku Lladrovci i falënderoi të pranishmit dhe të gjithë ata që nuk ishin në takim që jetojnë e punojnë jashtë vendit. “Diaspora ishte dhe mbetet krenaria jonë. Takim tejet emocionues është që kemi pranë vajzën e Komandantit Besim Mala, me Lënditën e cila jeton dhe punon në Holandë. Faleminderit Lënditë, faleminderit të gjithëve që tash jetoni në diasporë, por zemrën dhe shpirtin e keni në Drenas. Së bashku mund të bëjmë më shumë për Drenasin, Drenicën dhe Kosovën”, tha para të pranishmëve kryetari Lladrovci dhe uroi të gjithëve festat e fundvitit.

Në këtë takim, të pranishmit e falënderuan kryetarin Lladrovci për ftesën dhe parashtruan pyetje rreth kapaciteteve të komunës për mbështetjen e investimeve, siguria e tyre në investime si dhe diskutuan për krahët e zhvillimit të komunës së Drenasit. Ata shprehën falënderimin dhe mirëpriten këtë takim duke dhënë ide, vërejtje dhe sugjerime për komunën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz