back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeZyrtari i PDK-së ishte i pari që e quajti “lopë” ministren Dhurata...

Zyrtari i PDK-së ishte i pari që e quajti “lopë” ministren Dhurata Hoxha (Foto)

Të ngjajshme

AAK gati për nisjen e fushatës zgjedhore

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të nisë...

Llapi ia vazhdon kontratat dy yjeve të skuadrës

Skuadra e Llapit ka njoftuar se ka vazhduar kontratat...

Një koment i anëtarit të Kryesisë së Vetëvendosjes Sami Kurteshi në Facebook, ku ministren e Drejtësisë Dhurata Hoxha e quajti “lopë”, ka zgjuar reagime të ashpra, veçmas nga gratë deputete të koaliconit e grupet e ndryshme të shoqërisë civile e feministëve.

Por, edhe një zyrtar i lartë i partisë së ministres Hoxha, në PDK-në e Skënderajt, e kishte ofenduar rëndë ministren kur kjo ishte emëruar në këtë post.

Atëkohë, Ramiz Shala kishte thënë Hoxha nuk ka kapacitetet e mjaftueshmë për t’i dalë në ballë sfidave që dalin nga ushtrimi i funksionit të ministrit të Drejtësisë, shkruan Periskopi.

Për më shumë, Shala kishte përdorur edhe një shprehje, siç kishte shkruar ai, “të pleqve”, e cila thoshte: “Mos livroni me lopë sepse lajnë laknor e ta pshurrin bigën.”

Pra, në mënyrë metaforike, së pari, ministrja Hoxha ishte krahasuar më një kafshë në mënyrën më banale të mundshme nga një bashkëpartiak i saj.

Një reagim kaq masiv e të ashpër nuk e ka parë askush ndaj Shalës, përkundër që ofendimi i tij ndaj ministres ishte po kaq i rëndë.

Më poshtë ju sjellim të plotë statusin e Facebook-ut të Shalës, të shkruar më 11 korrik të këtij viti.

15750237_1781345842191016_1856609860_n

Ironike, por si duket Shala kishte harruar se ai që moti e kishte ofenduar ministren Hoxha. Në një status të tij, të para pak ditëve, ai mbron Hoxhën nga deklarata e Sami Kurteshit.

“Ky farë Kurtishi koka koxha burrë veç në raport me gratë”, ka shkruar ai.

Epo, si thontë pleqtë: “Nuk është kurrë vonë për t’i rënë pishman”. /Periskopi/

15782310_1781346025524331_28025150_n

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz