back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaRegjionaleDrenasKryetari Lladrovci uron gjithë qytetarët për vitin e ri 2017: Forca e...

Kryetari Lladrovci uron gjithë qytetarët për vitin e ri 2017: Forca e bën fuqinë!

Të ngjajshme

“E di që kam dalë e keqja jashtë”, Brikena flet pas sqarimit me Mateon

Pas sqarimit që u bë gjatë spektaklit të mbrëmshëm,...

Lamine Yamal shënon gol të bukur, Barcelona në epërsi

Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e dytë ndaj...

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

 

 

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, me rastin e ndërrimit të moteve, uron të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit për festat e fundvitit, duke ju dëshiruar që në secilën familje të mbretëroj paqja, harmonia, shëndeti dhe gëzimi familjar.

Kryetari Lladrovci, në fjalimin e tij drejtuar qytetarëve të Komunës së Drenasit, ka përgëzuar dhe falënderuar për procesin demokratik të zgjedhjeve të dhjetorit. Ai ka thënë se, procesi i zgjedhjeve ka qenë shembull për Kosovën dhe rajonin, ndërsa duke uruar për festat e fundvitit ka shtuar se viti 2017 do të jetë vit i punës dhe angazhimit maksimal për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Viti që po lemë pas, pa dyshim që ishte edhe vit i sukseseve dhe arritjeve të synimeve të përbashkëta me gjithë qytetarët e Komunës, por ka qenë edhe vit i sfidave. Synimi jonë i qeverisjes lokale për vitin 2017 do të jetë i përkushtuar për të mirën e qytetarëve në realizimin e projekteve jetike në vendbanime, ndaj ftoj gjithë qytetarët e Komunës që të bashkëpunojmë në realizimin e synimeve dhe objektivave tona për të mirën tuaj. Komuna e Drenasit këtë vit do të ketë në fokus të veçantë zhvillimin ekonomik, duke fuqizuar politikat zhvillimore në biznesin privat për të krijuar vende të reja të punës, përmirësimin e infrastrukturës rrugore, në rrjetin e kanalizimit, përmirësimin e rrjetit të ujit për pije dhe ujitjes së tokave bujqësore, përmirësimin e ambientit, vazhdimin e rregullimit të shtratit të Lumit “Drenica”, vazhdimin e rregullimit të stadiumit të qytetit “Rexhep Rexhepi” dhe terreneve të tjera sportive, përmirësimin e kushteve në objekte shkollore dhe ngritjen e cilësisë në mësimdhënie e mësimnxënie, përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe projekte të tjera. Kryetari Lladrovci edhe një herë ka uruar qytetarët e Komunës së Drenasit për vitin e ri 2017, duke potencuar se do të jetë vit i cili do t’i përmbush pritjet e qytetarëve dhe ka ftuar të gjithë qytetarët që këtë fundvit ta presin pa incidente.

 

Forca e bën fuqinë!

 

Gëzuar!

Të Fundit

Sport

ShowBiz