back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeKMDLNJ: KEDS po i plaçkit qytetarët

KMDLNJ: KEDS po i plaçkit qytetarët

Të ngjajshme

Leo zbulon “terapinë” pas ndarjes nga Lela

Dyshja e famshme Lela e Leo kanë qenë temë...

​Arrijnë rezultatet e para nga votimet me postë për kryetar të Prishtinës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar votat e...

Gara e ngushtë në Tetovë: VLEN në epërsi, AKI e ndjek me 37,84%

Koalicioni VLEN dhe Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) janë...

Pas sanksioneve amerikane, varësia nga nafta ruse po kthehet kundër Serbisë

Serbia ka probleme serioze për shkak të marrëveshjes ekonomike...

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj kushtëzimit të KEDS-it, i cili nuk ka lejuar qytetarët që ta paguajnë me kartelë energjinë elektrike të shpenzuar.

KMDLNJ ka marrë shembull pikën e inkasimit në sheshin “Nëna Terezë”

Ja reagimi i plotë i KMDLNJ –së:

Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë i janë drejtuar qytetarë të cilëve u është mohuar pagesa e faturave për rrymën e shpenzuar me kartela bankare dhe nga ata është kërkuar që faturat të paguhen me para të gatshme. Ky kushtëzim ka ndodh në pikën e inkasimit në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë (në qendër) me datë 29 dhjetor 2016. Në insistimin e konsumatorëve që pagesa të bëhet me kartelë sikur që bëhet me pagesat e tjera, punëtorë të KEDS – it janë përgjigjur se pagesat duhet të bëhen vetëm me para të gatshme sepse: “ duhet që paratë e gatshme të dërgohen në Turqi”.

KMDLNj, në Prishtinë edhe më herët ka reaguar në parregullsitë që po i bënë KEDS ndaj konsumatorëve duke i fryrë faturat tej mase dhe duke i maskuar këto fryrje me tarifa ndëshkuese dimërore mirëpo Komisioni përkatës i Kuvendit të Kosovës nuk ka reaguar fare në mbrojtje të konsumatorit ndërsa ZRRE është bërë aleat i KEDS – it në plaçkitjen e pamëshirshme që ua bënë KEDS – u qytetarëve të Kosovës për më keq shtresës më të rrezikuar të shoqërisë, përfituese të ndihmës sociale. Derisa në shumicën e vendeve evropiane pagesat me kartela bankare janë shndërruar në një standard, në vendet që ende nuk ka rregulla të përcaktuara për mënyrën e pagesës stimulohen ata që bëjnë pagesa me kartela bankare, në Kosovë po kërkohet të bëhen pagesa jashtë sistemit bankar duke i mohuar kartelat bankare dhe duke e kushtëzuar që pagesa të bëhet me para të gatshme sepse kështu paskan kërkuar “padronët” e KEDS–it nga Turqia shkaku se u duhet paraja kesh dhe nuk kanë kohë të presin transaksionet bankare.

KMDLNj e gjykon këtë veprim të KEDS – it si diskriminim të konsumatorit dhe njëkohësisht konsideron se po bëhet përpjekje të inkurajohet mënyra informale e pagesës prandaj fton organet përkatëse që seriozisht ta trajtojnë këtë rast duke ndërmarrë masa ndaj atyre që e kanë urdhëruar dhe e kanë zbatuar këtë kushtëzim për mënyrën e pagesës.

Është në vullnetin e qytetarit – konsumatorit se si do ta bëjë pagesën; me kartelë apo me para të gatshme e jo t’i nënshtrohet shantazhit të KEDS – it që haptazi i mohon ligjet e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz