back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeKy është gardiani që rrahu sot të burgosurin në burgun e Prizrenit...

Ky është gardiani që rrahu sot të burgosurin në burgun e Prizrenit (Foto)

Të ngjajshme

Kurti: Ka progres në luftimin e krimit të organizuar

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Dogana zbarkon në një barnatore të Prishtinës, zbulon barna të rrezikshme

Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të realizuar sot në...

Humb jetën gruaja që u aksidentua në Koshtovë

53-vjeçarja që u aksidentua këtë të enjte në fshatin...

Gjatë ditë së sotme Indeksonline ka raportuar në lidhje me një ngjarje në burgun e Prizrenit.

ikërisht rreth orës 14:00 një nga të burgosurit e qendrës së burgut në Prizrenit është rrahur brutalisht nga gardianët që ishin në orar të punës.

I burgosuri ishte duke ngrënë bukë teksa gardianët kanë filluar sulmin fizik në drejtim të tij. Madje kjo gjë është konfirmuar si ngjarje nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj por në një version tjetër, duke theksuar se gardianët është dashur të “vetëmbrohen” duke përdorur mjete shtrënguese si pranga që të mos eskalonte gjendja.

Kurse Indeksonline merr vesh se gardiani i cili ka rrahur të burgosurin është pikërisht, Besim Mellaku.

Madje është arritur të sigurohen edhe fotografitë e personit  në fjalë që rrahu të burgosurin, ngjarje kjo për të cilën të burgosurit e tjerë janë shprehur të gatshëm të dëshmojnë edhe para organeve të drejtësisë se si ishte rrahur viktima në fjalë.

Duhet përkujtuar që në po të njëjtin burg në muajin nëntor të këtij viti humbi jetën edhe aktivisti i Vetëvendosje, Astrit Dehari e siç duket incidentet e tilla po vazhdojnë të ndodhin edhe në përfundim të këtij viti./Indeksonline/

xcxc

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz