BallinaLajmeMPJ: Deri tani s’ka asgjë zyrtare për vdekjen e një të riu...

MPJ: Deri tani s’ka asgjë zyrtare për vdekjen e një të riu në kufirin Hungari-Serbi

Të ngjajshme

Rruga Pejë – Kullë – Rozhajë mbetet e pakalueshme për kamionë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga...

Bild: Osmanin e njohën në Kosovë, këtu vetëm pas debutimit me Bayernin!

Erblin Osmani, 16 vjeç, bëri debutimin e tij të...

Kryeprokurori e konfirmon vrasjen e një personi në Podujevë

Një person është vrarë mbrëmjen e së dieles në...

“Zoti i vraft”, reagon ashpër Shkurte Fejza

Videot me ‘AI’ janë bërë të shpeshta, sidomos kur...

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës është duke u marrë në vazhdimësi me lajmin e pakonfirmuar të raportuar nga mediat në Kosovë për gjoja vdekjen e një të riu kosovar në kufirin ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë.

MPJ thotë se Ambasada në Hungari përmes rrugëve zyrtare ka komunikuar me autoritetet kufitare dhe një informacion i tillë është mohuar të paktën sipas tyre nuk ka ndodhur në anën hungareze të kufirit.

Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd është duke komunikuar edhe me palën serbe për të marrë informacione nëse ngjarja është e vërtetë apo jo.

Megjithatë, komunikimi me autoritetet serbe është vështirësuar edhe për shkak të kolonave të gjata që kanë ndodhur në pikat kufitare të këtij shteti nga ana e Kroacisë dhe Hungarisë.

“Derisa MPJ nuk e konfirmon zyrtarisht rastin, ngjarja mbetet ende në nivelin e një lajmi të pakonfirmuar të publikuar nga mediat. Për çfarëdo zhvillimi të ri, MPJ do t’iu mbaj të informuar. Po ashtu, MPJ fton bashkëqytetarët që të shfrytëzojnë pika kufitare tjera dhe rrugë alternative pasi ka një numër të madh të vizitorëve nga shumë shtete të rajonit që po i shfrytëzojnë rrugët nëpër Serbi për t’u kthyer në vendet e tyre për festat e fundvitit”, thuhet në një komunikatë të MPJ-së. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz