back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeGjendet bombë e pashpërthyer në Gjermani, evakuohen 54 mijë njerëz (FOTO)

Gjendet bombë e pashpërthyer në Gjermani, evakuohen 54 mijë njerëz (FOTO)

Të ngjajshme

Për shkak të një bombe të pashpërthyer që ka mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, rreth 54 mijë njerëz që jetojnë në qytetin bavarez të Augusburgut do të evakuohen sot, kanë bërë të ditur mediat gjermane

Ky njëherësh do të jetë evakuimi më i madh i bërë ndonjëherë në Gjermani që pas përfundimit të luftës.

Autoritetet kanë urdhëruar qytetarët që sot në orën 10 të mëngjesit të largohen nga shtëpitë e tyre në ditën e Krishtillindjeve, pasi mbrëmë gjatë disa punimeve u gjet një bomë britanike me peshë 1.8 ton.

Ata do të duhet të presin 5 orë, derisa të çaktivizohet bomba, por mund të ndodhë që do të jenë të detyruar që të mos kthehen në shtëpitë e tyre deri nesër.

Sipas medieve gjermane, evakuimi u shtye për sot në mëngjes pasi që për shkak të Krishtlindjeve ka më pak njerëz në trafik dhe më pak njerëz në punë.

Një evakuim i ngjashëm u bë edhe në Koblenz në vitin 2011, ku u gjetën bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz