BallinaLajmeNjësia e Auto-krimeve ka  identifikuar mbi 400  vetura të dyshuara për shmangie...

Njësia e Auto-krimeve ka  identifikuar mbi 400  vetura të dyshuara për shmangie doganore  

Të ngjajshme

Në aksidentin me fatalitet në Vushtrri e përfshirë edhe një veturë e policisë

Në aksidentin me fatalitet që ka ndodhur mbrëmë në...

Parashikimi i motit gjatë fundjavës

 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Pse dekreti i Presidentes ishte i domosdoshëm

Shkruan Kolë Krasniqi Në momentet kur institucionet bllokohen dhe Kushtetuta...

 

Si rezultat i përpunimit të informatave dhe zhvillimit të hetimeve  intensive në identifikimin e veturave të dyshuara, hetuesit policor, konkretisht Njësia e Auto-krimeve, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë,  gjatë vitit 2016 ka identifikuar  mbi 400  vetura, me dokumentacion jopërkatës.

Veprimet policore gjatë tërë vitit ishin të orientuara mbi bazën e identifikimit dhe verifikimit fillestar të dokumentacionit të këtyre veturave, ku hetuesit policorë në bashkërendim me prokurorin kompetent kanë ngritur dyshimet  se  këto vetura nuk kishin dokumentacion përkatës që dyshoheshin për  ‘shmangie  të obligimeve  doganore’.

Identifikimi i këtyre veturave është bërë  në lokacione të ndryshme, përfshirë kompani biznesi,  auto sallone, auto pjesë dhe vetura personale, të gjitha këto në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë.

Në kuadër të kësaj Policia ka iniciuar 8 raste penale, ndaj kompanive të ndryshme, tek të cilat janë gjetur në pronësi  veturat.

Ky  rezultat i punës së  mirë e profesionale i  Njësisë së Auto-krime,  sipas një parallogarie të bërë nga autoritet doganore në Mitrovicë, ka rezultuar  që të parandalojë shmangiet doganore në vlerë prej mbi 700.000 euro.

Të gjitha këto vetura u janë dorëzuar autoriteteve doganore në Mitrovicë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz