back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaJetëFunBabadimri më i fortë në botë: Natën u shpërndanë dhurata fëmijëve, kurse...

Babadimri më i fortë në botë: Natën u shpërndanë dhurata fëmijëve, kurse ditën e kalon në palestër (Foto/Video)

Të ngjajshme

Fluks pacientësh me grip sezonal, por pa rritje të rasteve krahasuar me dhjetorin

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë po...

Juan Mata dhe klasi i tij, bën tri asiste në një ndeshje me Melbourne Victory

Skuadra e Melbourne Victory ka shënuar fitore të thellë...

Raporti i Komisionit Europian: Shqipëria e dyta në Ballkan për nivelin e lartë të borxhit publik

Pavarësisht uljes gjatë viteve të fundit, Shqipëria pozicionohet ndër...

Spalletti thur lavda për Kenan Yildizin: Është jashtëtokësor..!

Trajneri italian, Luciano Spalletti ka thur lavdata për lojtarin...

Ylli i Instagramit, Albi Madhani është bërë i njohur falë ngjashmërisë së madhe me Babadimrin, por që në fakt ky edhe është hobi i tij në kohë të lirë.

Ky “gjysh” është gjithashtu i njohur që rrallë herë largohet nga palestra, dhe falë ushtrimeve të vazhdueshme ka arritur të fitojë epitetin e një bodybuilderi me trup të bukur, transmeton Telegrafi.

Me ushtrime kishte filluar të merret në momentin që ishte diagnostifikuar me diabet, kurse tani dëshiron të bëhet “Babadimri më i fuqishëm në botë”.

Të gjithë e kemi ditur se Babadimri është një figurë e madhe, por nuk e kemi besuar se çdo ditë ushtron në palestër. Duke marrë parasysh faktin se shpërndarja e dhuratave është një punë e bën me dëshirë të madhe, Albi Madhani, që është i njohur me nofkën “Big Bad Santa”, thotë se ushtron vazhdimisht.

Ai është i martuar dhe ka pesë fëmijë, me të cilët shpesh shkon në palestër për të ushtruar. Ushtrimet që i bën në palestër vazhdimisht i poston në profilin e tij në Instagram, dhe kështu profili i tij është bërë i famshëm e në veçanti në këtë fundvit. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz