Kandidati i pavarur në zgjedhjet për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, që nuk arriti të kalonte në balotazh tash ka uruar Ramiz Lladrovcin që ka fituar në këtë garë.
Ky është postimi i plotë i Drenorit:
“Drenasi zgjodhi kryetarin
Urime qytetarëve të Drenasit, urime kryetarit z. Ramiz Lladrovci.
Ramiz, të priftë e mbara!
Për çdo punë të mirë për qytetarët e Drenasit do me kesh krah të djathtë, kuptohet nga pozita ime prej asamblisti.
Për vendime të dëmshme për qytetarët e Drenasit dhe shkelje ligjore do me kesh kundërshtarin më të madh në kuvendin komunal.
PS.: Sado që nuk ishte zgjidhja ime, respektoj vendimin e shumicës së qytetarëve që dolen në zgjedhje”.