back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaBotëVriten pesë punonjëse dhe një shofer

Vriten pesë punonjëse dhe një shofer

Të ngjajshme

Zyrtarët afganë kanë thënë se persona të armatosur kanë vrarë pesë punonjëse të aeroportit dhe shoferin e tyre në qytetin jugor, Kandahar, mëngjesin e 17 dhjetorit.

Samim Khpolwak, zëdhënësi i guvernatorit krahinor i ka thënë Radios Evropa e Lirë se gratë, punonjëse civile të aeroportit, kanë qenë rrugës për në punë kur së paku 3 persona të armatosur me motoçikleta kanë hapur zjarr ndaj tyre.

“Sulmuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa ne kemi hapur hetimet”, ka thënë ai.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet dhe asnjë arrestim nuk është bërë, ka shtuar më tej Khpolwak.

Drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar të Kandaharit, Ahmadullah Faizi, i ka thënë AFP-së se gratë kanë qenë të punësuar nga një kompani private që bënte kontrollime të trupit dhe valigjeve për pasagjerët femra.

Sipas Faizi, ato kanë qenë të shqetësuara për sigurinë e tyre pasi kanë pranuar kërcënime me vrasje nga njerëz që nuk janë pajtuar me karrierën e tyre.

Talibanët në të kaluarën kanë marrë përsipër përgjegjësinë për sulme të ngjajshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz