back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaBotëAmerika ofron 25 milionë dollarë për kapjen e Al Baghdadit

Amerika ofron 25 milionë dollarë për kapjen e Al Baghdadit

Të ngjajshme

A do të marrë pjesë Izraeli në “Eurovision 2026”?

Organizatorët e Festivalit të Këngës në Eurovision, galaja e muzikës...

Fadil Fazliu kërkon lirimin nga paraburgimi, ofron 40 mijë euro garanci

Fadil Fazliu i akuzuar për pengim të drejtësisë nga...

Astronauti rus dëbohet nga programi i SpaceX, dyshohet për spiunazh

Roscosmos njoftoi se Oleg Artemyev është tërhequr nga misioni...

AAK prezanton motrën e dëshmores Mervete Maksutaj si kandidate për deputete

Sot shënohen 27 vjet nga rënia e Mervete Maksutajt,...

Specialja në Hagë vendos për vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që Hashim Thaçi...

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar mbrëmë se e kanë dyfishuar shpërblimin për informacionet që çojnë në arrestimin dhe dënimin e liderit të grupit, Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.

Programi i Shpërblimit për Drejtësi i Departamentit amerikan të Shtetit ofron 25 milionë dollarë për informacionet që do të ndihmonin në identifikimin e lokacionit të Baghdadit. Shifra e parë ka qenë 10 milionë dollarë e ofruar në tetor të vitit 2011.

Baghdadi, shtetas irakian emri i vërtetë i të cilit është Ibrahim al Samarrai, është vetdeklaruar udhëheqës i një shteti me territore të okupuara të Irakut dhe Sirisë, para dy vjetësh.

Përkrahësit e quajnë atë “Kalifi Ibrahim”.

Lokacioni i tij i sakt nuk dihet. Raportohet se ai mund të jetë në Mosul të Irakut apo në territorin sirian që ende kontrollohet nga Shteti islamik.

Zyrtarët irakianë besojnë që presioni në rritje si rezultat i sulmeve të shtuara të koalicionit në Mosul po e detyrojnë Baghdadin dhe pjesëtarë të tjerë të IS-it që të jenë rregullisht në lëvizje në përpjekje për tu fshehur.

“Nën udhëheqjen e Baghdadit, ISIL (Shteti Islamik) ka qenë përgjegjës për vrasjen e mijëra civilëve në Lindje të Mesme, përfshirë edhe vrasjen brutale të shumë pengjeve civile nga Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit në njoftimin për rritjen e shpërblimit për kapjen e Baghdadit. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz