BallinaLajmeDhurata Hoxha merr mbështetjen e homologëve të Evropës qendrore

Dhurata Hoxha merr mbështetjen e homologëve të Evropës qendrore

Të ngjajshme

Incidenti në Skenderaj, Nuredin Lushtaku: Kur t’i teket Sami Lushtakut nëse donë e rreh shuplaka gojës Hysni Mehanin

Pas incidentit në Skenderaj ka reaguar ish-deputeti Nuredin Lushtaku. Lushtaku...

Konjufca priti ambasadorin australian në takim përshëndetës

Zëvendëskryeministri i Parë në detyrë dhe Ministri në detyrë...

Kurti i ndan veç 50 mijë euro për renovimin e Xhamisë së Ibrit

Është miratuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës vendimi...

Musliu-Shoshi: Dhuna nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë zgjidhje

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas përleshjes...

Ministrja Hoxha në takim me homologët e saj të Evropës qendrore theksoi se reformat që po ndërmerren në Drejtësi në Republikën e Kosovës, janë në koordinim dhe me asistencën e BE-së në mënyrë që këto reforma të jenë edhe një hap më afër integrimeve evropiane.

Me ftesë të Ministrit federal austriak të Drejtësisë, Dr. Wolfgang Brandstetter, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, mori pjesë në takimin e fund vitit të ministrave të Drejtësisë të Evropës qendrore.

Në këtë takim, diskutimet mes Ministrave u fokusuan në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe thellimin e bashkëpunimit mes shteteve të  Evropës qendrore.

Ministrja Hoxha i njohu ministrat e shteteve të kësaj pjese të Evropës, për progresin dhe reformat që po ndërmerr Republika e Kosovës në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit të gjyqësorit. Ajo me këtë rast, diskutoi edhe për hapat që po ndërmerren në luftën kundër korrupsionit si prioritet i kësaj ministrie.

Ministrja Hoxha po ashtu theksoi se reformat që po ndërmerren në Republikën e Kosovës, janë në koordinim dhe me asistencën e BE-së në mënyrë që këto reforma të jenë edhe një hap më afër integrimeve evropiane.

Ministri austriak e falënderoi Ministren Hoxha për pjesëmarrje në këtë takim dhe ofroi mbështetjen e pakursyer nga Austria për Kosovën në fushën e drejtësisë dhe fuqizimin e sundimit të ligjit. Ministrja Hoxha mori mbështetje për zbatimin e prioriteteve të saj edhe nga ministri gjerman i drejtësisë, Z. Heiko Maas, nga ministri i Drejtësisë i Luksemburgut, Z. Felix Braz, ministri i Republikës çeke, Z. Robert Pelikan si dhe ministri Kroat, Z. Ante Sprlje. Me homologët e saj, ministrja Hoxha zhvilloi edhe takime të veçanta dhe mori mbështetjen për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë.

Gjatë kësaj vizite, Ministrja Hoxha u prit edhe nga znj. Michaela Steinacker, kryesuese e Komisionit Parlamentar për Drejtësi si dhe Dr. Herald Dossi, Sekretar i përgjithshëm i Parlamentit federal austriak, me të cilët diskutoi për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë me interes të përbashkët. ​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz