BallinaBotëParatë e dasmës së vajzës, biznesmeni i shpenzon duke ndërtuar 90 shtëpi...

Paratë e dasmës së vajzës, biznesmeni i shpenzon duke ndërtuar 90 shtëpi për të pastrehët (Video)

Të ngjajshme

Vjosa Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kujtoi ndërhyrjen e NATO-s...

PDK-ja mban konferencë për media në ora 14:00

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të...

A ndodhi puthja e famshme mes Mateos e Brikenes? (video)

Dyshja simpatike e “BBVA” Mateo e Brikena i kanë...

Rukiqi: Me një vendim qeveria mund ta ulë çmimin e naftës në 1.35 EUR

Berat Rukiqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës referuar çmimeve...

Haxhiu për 24 Marsin: NATO dhe UÇK-ja vulosën fatin e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 24 marsin...

Një biznesmen i pasur në Indi ka ndërtuar 90 shtëpi për njerëzit e pastrehë, në vend se të “derdhte” ato para në dasmën e vajzës së tij.

Ajay Munot, një tregtar i pasur në qarkun Aurangabad të Indisë lindore, kishte planifikuar për të shpenzuar para në vlerë prej rreth 120 mijë dollarësh – në një martesë luksoze për vajzën e tij.

Por në vend të kësaj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai vendosi të shpenzonte para duke ndihmuar të varfrit e rajonit.

Ai thuhet se ka ndërtuar rreth 90 shtëpi në dy akra tokë, duke i zgjedhur me kujdes njerëzit që do të banojnë në to.

Biznesmeni ka vendosur tri kritere për ata që duan të jetojnë në to: duhet të jenë të varfër, jetojnë në një lagje të varfër dhe nuk vuajnë nga ndonjë varësi (e drogave).

Bëhet e ditur se çdo shtëpi ka rreth 20 metra katrorë, ka dy dritare, dy dyer dhe është e pajisur me drita.

E vajza e sapo-martuar e Munot, Shreya, ka thënë se ajo mbështeti plotësisht vendimin e babait të saj, dhe pas dasmës së saj, ajo dhe burri i saj i ri thuhet se ua kanë dorëzuar çelësat, njerëzve të pastrehë.

Ajo u ka thënë medieve se e konsideron vendimin e babait të saj si “dhuratën më të madhe për martesën e saj”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz