back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKrasniqi: Asnjë premtim nuk mund të realizohet nga kandidatët në Drenas

Krasniqi: Asnjë premtim nuk mund të realizohet nga kandidatët në Drenas

Të ngjajshme

Albert Krasniqi i KDI-së në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se të gjitha ato premtime që i kanë dhënë kandidatët në Drenas, nuk mund t’i realizojnë.

“Mas pakti do të jenë të rëndësishme për qytetarë, për shkak të mandatit dhe buxheti i miratuar. Nuk mund të realizojnë këto premtime ngaqë buxheti është miratuar”, ka thënë Krasniqi, teksa ka shtuar edhe për atë që shohin kandidatët në këtë garë, transmeton Koha.net.

“Kandidatët e shohin këtë si garë parakualifikuese për mandatin e radhës, e rëndësishme shihet se është për partitë në nivel qendror. Rivalët kryesorë janë PDK-ja dhe NISMA”, shtoi Krasniqi, teksa tha që “të gjithë kandidatët janë thirrur në luftën e UÇK-së”.

Teksa për inkuadrimin e organizatave ndërkombëtare në zgjedhje.

“KQZ ka kompetenca të plota për organizim të zgjedhjeve, e organizatat duhet të përfshihen në proces si vëzhgues e jo si monitoruese, sepse si monitorues mund të ndikojnë në proces”, ka përfunduar Krasniqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz