Shkruan Hysni Gashi
Qytetarët e Drenasit çdo herë në çdo kohë dhe rrethanë kanë treguar kulturë të sjelljes, mikpritjes dhe besës në çdo dimension si atë politike, moralë dhe shpirtërore kanë ditur të menaxhojnë me veten e tyre. Edhe pse në disa komuna që janë të njohura për rrahje dhe natyra të tjera Drenasi edhe pse ishte bastioni kryesor i PDK-së nuk kishte pasur probleme të tilla, madje në këtë komunë edhe partitë opozitare të parat kanë uruar kryetarin gjatë zgjedhjeve.
Këto zgjedhje të cilat janë të jashtëzakonshme edhe për nga natyre, edhe për nga përmbajtja por edhe për nga fushata elektorale e nisur dite me pare, si duket po tentojnë të ngrisin tensione mes qytetareve në Drenas.
Klanet e partive të ardhura nga qytetet tjera kanë sjelle një fryme goxha përçarëse dhe të zymtë në Drenas, madje këta aktivist partish po fyejnë edhe qytetaret të cilët nuk po i bindin në Drenas. Jam i bindur se qytetaret e Drenasit edhe përkundër pritjes miqësore dhe sjelljes se mirë, do janë të durueshëm deri në përfundim të këtyre zgjedhjeve.
Do të tregojnë pjekuri, maturi e durim sepse teke fundit ata do jetojnë në këtë vend edhe pas ditës se diel ata që po i ferkojn duart dhe po i fryn zjarrit për ndonje tragjedi nuk do ja arrisin dot.