Qytetin e Drenasit e kanë mbuluar reklamat, me kandidatët e partive politike për kryetar të Drenasit.
Aktualisht në Drenas është duke mbizotëruar klima e zgjedhjeve lokale dhe pothuajse çdo qytetarë i saj është duke biseduar rreth kandidatëve potencial të cilët synojnë të marrin epitetin e të parit të vendit.
Fushata zgjedhore është duke u përcjell me premtime nga më të ndryshme. Qytetarë janë duke shikuar plan programet e partive politike si dhe premtimet që po jepen nga kandidatët dhe partitë politike.
Mirëpo, nuk e kanë të gjithë hallin e zgjedhjeve, qytetari nga fotoja më lartë duke se ka një hall më madhor sesa zgjedhjet.
Ndonëse vendi se ku është vendosur ky nevojtar, në sheshin “Fehmi Lladrovci” është i mbuluar me reklama të kandidatëve, duket se ndihma e vetme të cilit po i vije këtij nevojtari është zemërgjerësia e kalimtarëve të rastit, të cilët po e ndihmojnë atë, me ato pak mundësi sa kanë. /Drenica Press/