BallinaJetëKurioziteteParket apo pllaka? – Si duhet të jetë dyshemeja juaj?

Parket apo pllaka? – Si duhet të jetë dyshemeja juaj?

Të ngjajshme

Kushtet e Mourinhos për rikthim te Real Madridi

José Mourinho mbetet një emër gjithnjë e më i...

​Vepra arti për Skënderbeun, shënohet 621-vjetori i lindjes së tij

Me vepra të shumta artistike është mbushur sheshi i...

Kosovës i shtohen edhe 17 gjyqtarë të rinj

Në Presidencën e Kosovës është mbajtur ceremonia e betimit...

Mourinho vendos disa kushte për tu rikthyer si trajner i Real Madridit

Jose Mourinho ka vendosur disa kushte për tu rkthyer...
Është e vështirë të dish se ku mund të filloni, me një gamë të gjerë materialesh për dyshemetë të cilat mezi presin të bëhen objekti i ri i bisedës në shtëpinë tuaj. Sa për ta shijuar pak, ja se çfarë do të jetë në modë për dyshemetë në shtëpitë e vitit të ardhshëm.

Materialet natyrore që vijnë nga burime të rinovueshme do të jenë sigurisht një pjesë kryesore te to. Bambuja, e cila në formën e saj natyrore është më e fortë se druri i lisit, do të bëhet gjithnjë e më shumë popullore për shkak të shkëlqimit të saj dhe fortësisë. Edhe materiali prej tape është në tendencë në muajt e ardhshëm. Pllakat prej tape ofrojnë mundësi të panumërta krijuese dhe mund të lyhen me ngjyra shumë mirë, si me ngjyra natyrore ashtu edhe me tone metalike.

Në kuzhinë pritet të rikthehet një nga të preferuarat e kohëve të vjetra. Linoleumi prodhohet me vaj farash liri dhe është shumë ekologjik, si dhe vjen me një numër të madh ngjyrash dhe motivesh. Kërkoni ngjyra neutrale me thekse të ndritshme të ngjyrës së ujit dhe ngjyrës së qershisë.

Këtë sezon janë në modë pllakat e qeramikës në format të madh. Kërkesë e madhe do të jetë për ato që imitojnë betonin, drurin e papërpunuar, gurin natyror dhe mermerin. Megjithatë, edhe bota e vjetër dhe antike do të gjejë vend në një stil më urban dhe më të pastër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz