BallinaRegjionaleDrenas'Lufta' për Drenasin

‘Lufta’ për Drenasin

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që ta rikthejë Naim Bazajn në garë për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ky vendim i KQZ-së ka ardhur pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ku kjo e fundit anulon vendimin e KQZ-së për jocertifikimin e Bazajt si kandidat i pavarur pas vendimit të tij për t’u tërhequr nga gara dhe për t’iu bashkuar fushatës së PDK-së në mbështetje të kandidatit të tyre, Ramiz Lladrovcit.

“Zëri” nga burime të saj ka siguruar vendimin e KQZ-së të marrë dje, më 23 nëntor 2016, një ditë pasi PZAP-i kishte nxjerrë vendimin mbi anulimin e jocertifikimit të Bazajt.

“KQZ-ja nxjerr vendim që të mbetet në fuqi vendimi i KQZ-së me numër 1024/2016, të datës 12.11.2016, për certifikimin e kandidatit të pavarur Naim Bazaj për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar Komune në Gllogovc, që do të mbahen më 4 dhjetor 2016. Obligohet zyra që t’i gjejë procedurat për vendosjen dhe renditjen në fletëvotim të kandidatit të pavarur Naim Bazaj”, thuhet në vendimin e KQZ-së, i cili ka hyrë në fuqi menjëherë.

Mirëpo, ky vendim nuk po i brengos fort zyrtarët e PDK-së, sipas të cilëve fitorja e kandidatit të tyre Ramiz Lladrovci do të jetë e padiskutueshme.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja, ka thënë për gazetën “Zëri” se nuk ka asnjë ndikim sigurimi i emrit të Naim Bazajt në fletëvotime si kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit, meqë gjithë fuqinë e ka përqendruar në mbështetje të PDK-së dhe të Lladrovcit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz