BallinaLajmeProkuroria nis hetime për parregullsi në tenderin 20-milionësh të KEK-ut

Prokuroria nis hetime për parregullsi në tenderin 20-milionësh të KEK-ut

Të ngjajshme

Licencohen 10 klube kosovare për garat evropiane, derisa dy nga Superliga jo

Federeta e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se...

BE-ja mirëpret propozimin e Zelenskyt, për armëpushim

Zëdhënësja për politikë të jashtme dhe siguri në BE,...

IQMT-ja vijon aksionin për verifikimin e njehësorëve elektrikë, pas ankesave të konsumatorëve

Gjatë ditës së sotme, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së...

Hetuesit e Prokurorisë Speciale të Kosovës kanë filluar hetimet për tenderin 20-milionësh të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për riparimin e shiritave magjistralë të qymyrit “TC Kosova B”, nën dyshimin se ka pasur parregullsi gjatë procedurave tenderuese.

KEK-u ende nuk e ka nënshkruar kontratën me konsorciumin boshnjak “ELCOM dhe ALTA”, të cilën e ka rekomanduar për kontratë, edhe pse ka marrë dritën jeshile nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, shkruan sot Koha Ditore.

Ky i fundit i kishte dhënë të drejtën KEK-ut me gjithë ankesën që konsorciumi gjermano-kosovar “Fam & Ekoinvest” kishte bërë kundër vendimit të KEK-ut. Edhe pse ka konstatuar se ka pasur shkelje, OSHP-ja e autorizon KEK-un që të vazhdojë me procedurat të tjera tenderuese, duke vlerësuar se “devijimet nga kompania fituese janë të vogla”.

Fillimi i hetimeve nga Prokuroria Speciale është bërë pas një letre të hapur të kompanisë “Fam dhe Ekoinvest” drejtuar institucioneve relevante për shkeljet ligjore gjatë procesit të prokurimit të udhëhequr nga KEK-u e të vazhduara edhe nga OSHP-ja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz