BallinaRegjionaleDrenas“PDK-ja në ethe të humbjes, qeveria zbarkon në Drenas”

“PDK-ja në ethe të humbjes, qeveria zbarkon në Drenas”

Të ngjajshme

IQMT-ja vijon aksionin për verifikimin e njehësorëve elektrikë, pas ankesave të konsumatorëve

Gjatë ditës së sotme, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së...

Dardan Beqiri zgjedhet kryetar i Bordit të RTK-së

Dardan Beqiri, është zgjedhur kryetari i Bordit të Radio...

Trump: Nuk mund të lejojmë Irani të ketë armë bërthamore

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka folur në një...

Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bajram Hasani, ka bërë me dije se PDK-në e kanë kapur ethet e humbjes në Komunën e Drenasit.

Hasani në profilin e vet në “Facebook”, ka shkruar se në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas janë koncentruar shumica e ministrave të PDK-së.
“Frika e humbjes përballë një njeriu të respektuar siç është kandidati i Nismës, Isa Xhemajlaj po bën që deputetë e ministra të PDK-së të zbarkojnë në odat e Drenicës”, ka shkruar Hasani.
Postimi i plotë i Bajram Hasanit:
-Qeveria zbarkon në Drenas
PDK-në e kapë ethet e humbjes së Drenasit. Të përçarë e nisën ‘betejën” për Drenasin. Por, siç duket atyre nuk po u mjafton që vetëm kandidati të bëjë fushatë për vete.
Në Drenas janë koncentruar shumica e ministrave të PDK-së.
Në ditë pune, kryetari i Kuvendit shkoi dhe kërkoi votën për Ramiz Lladrovcin. Atje ishin edhe Hajredin Kuçi, Memli Krasniqi, e Blerand Stavileci. Sot atje paska qenë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
Frika e humbjes përballë një njeriu të respektuar siç është kandidati i Nismës, Isa Xhemajlaj po bën që deputetë e ministra të PDK-së të zbarkojnë në odat e Drenicës.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz