BallinaUncategorizedPoezi nga Agim Gashi I KA HYP HASHIMI ISËS

Poezi nga Agim Gashi I KA HYP HASHIMI ISËS

Të ngjajshme

 

I ka hyp Hashimi Isës
E po shkon tu ia shtrëngu,
Iu ba varrë shpina plakut:
Nalu pak, kuku për mu!

Po nuk nalet ky Hashimi
Me kamxhi e me piskamë,
Ia shtrëgon javashin Isës:
Vetë ke lyp se uë s`t`kam thanë!

I ka hyp Hashimi Isës
Po e çon përmes zabelit,
Fort u lodh me kambë vjerrun
Ia lëshoi pak Kadri Veselit!

Duro Isë si duron guri
Se s’jetohet pa pushtet,
Dikush t’hyp e dikush t’zhdryp
Kështu jeta ka lezet!

I ka hyp Hashimi Isës
Kur po don po ia ngreh veshin,
Kryesia e LDK-së
Sa më tutë e mbajnë kërpeshin.

I ka hyp Hashimi Isës
Po e therr me yzengji,
N’desh gjëmo e n’desh shkumo
Vetë ke dashtë më pas parti.

17.11.16
Düren

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz