back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaJetëNë situata të këtilla nuk bën të përdorni sodë buke!

Në situata të këtilla nuk bën të përdorni sodë buke!

Të ngjajshme

Torino befason Milanin, shënon nga penalltia

Torino ka shënuar golin e parë të ndeshjes ndaj...

Listat përfundimtare të partive – Dominon fryma e vjetër politike, pak risi në përzgjedhje

Partitë politike kanë publikuar listat zgjedhore, ku disa prej...

Kurti deklarohet pas takimit me Ulutaş

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit...

​Aksident në Besi, krijohen kolona të gjata në rrugën Prishtinë-Podujevë

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Podujevë,...

Prizren, ankohen drushitësit, bizneset e tyre janë drejt mbylljes

Shumica e popullatës kanë hequr dorë nga ngrohja me...

Edhe pse është mjaft e mirë për kujdesin e lëkurës, soda eliminon thartirat natyrale të lëkurës dhe krijon kushte të përshtatshme për përhapje të akneve.

Me siguri keni njohuri për dobi të shumta fenomenale të sodës së bukës, të cilat e tejkalojnë përdorimin e saj në kuzhinë.

Ky artikull, mes tjerash, ju ndihmon në mbajtjen e higjienës në amvisëridhe në kujdesin për bukurinë.

Mirëpo, në disa situata megjithatë duhet të shmanget.

is-baking-soda-the-same-as-bicarbonate-of-soda_f265b6d5e32dbaae

Ja kur soda e bukës nuk është zgjidhje ideale:

1. A vuani shpesh nga djegësira? Soda e bukës në ato situata është jashtëzakonisht efikase, mirëpo nuk duhet tepruar. Nëse shpesh ju mundojnë këto probleme, patjetër duhet të shkoni te mjeku.

2. Edhe pse soda e bukës është mjet i shkëlqyeshëm për pastrim në amvisëri, mos e përdorni në enë alumini. Mund të shkaktojë ndikime të padëshirueshme dhe në enë mund të shfaqen njolla.

3. Nëse e lini vetëm të hapur qesen e sodës së bukës në frigorifer apo e qitni në enë, nuk do të jetë aq e efektshme për neutralizimin e aromave të pakëndshme. Për efekt më të mirë duhet të derdhet soda nëpër tabaka dhe të mbahet në një raft të frigoriferit.

4. Me siguri e dini që soda e bukës mund të përdoret edhe për shuarjen e vajit të ndezur. Mirëpo, kjo nuk është procedurë e thjeshtë. Madje edhe nëse keni në afërsi sasi të madhe të sodës, nuk ekziston distancë e sigurt nga e cila do të mund të qitni sodën në tigan apo në tenxhere e cila digjet.

5. Soda e bukës ka përdorime shumë të dobishme për kujdesin e trupit. Mirëpo, duke pasur parasysh që është substancë alkale, nuk rekomandohet në shërimin e akneve. Në të vërtetë, soda eliminon thartirat natyrale në lëkurë, me çka krijohen kushte të përshtatshme për përhapjen e akneve.

6. Mbase ndikojnë ngjashëm, mirëpo soda e bukës dhe pluhuri për ëmbëlsira nuk e kanë efektin të njëjtë. Të dy këto produkte krijojnë dyoksid karbon në kushte të caktuara, me çka u japin teksturë të shkëlqyeshme ëmbëlsirave. Mirëpo, soda e bukës reagon bashkë me thartirat të cilat tashmë gjenden në ushqime. Nga ana tjetër, pluhuri për ëmbëlsira ka thartirë. Për këtë shkak nuk është i mirë zëvendësimi reciprok.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz