back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeKelmendi: Industria e tekstilit rol të rëndësishëm në hapjen e vendeve të...

Kelmendi: Industria e tekstilit rol të rëndësishëm në hapjen e vendeve të punës

Të ngjajshme

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë: Mezi pres të bashkëpunojmë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha,...

Tërmet me magnitudë 7.4 godet Rusin, lëshohet paralajmërim për cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë ka...

Sorensen del me njoftim për takimin e tij me Bislimin e Petkoviqin

Përderisa dialogu strategjik me ShBA’të u pezullua, ai në...

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi i shoqëruar nga zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, vizitoi sot industrinë e tekstilit “VAVA” në Podujevë.

Gjatë takimi zëvendëskryeministri Kelmendi theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e bizneseve vendore, dhe stimulimin e bizneseve të reja me qëllim të hapjes së vendeve të reja të punës.

Me këtë rast zëvendëskryeministri Kelmendi tha se industria e tekstilit do të luaj rol kyç në zhvillimin e biznesit, e cila do të ndihmoj në avancimin e  punësimit të grave si dhe në rritjen e mirëqenies sociale për familjet kosovare.

“Qeveria e Kosovës po punon me përkushtim në eliminimin e informalitetit me qëllim që bizneset të zhvillohen dhe të jenë të barabarta në zhvillimin e veprimtarisë së tyre. Po ashtu inkurajoj bizneset e reja që të ndërmarrin guximin e investimeve në fusha të ngjashme”, tha zëvendëskryeministri Kelmendi.

Pronari i industrisë së tekstilit “VAVA”, Mirsad Kamerolli, pasi e falënderoi zëvendëskryeministrin Kelmendi për vizitën, e njoftoi për fillimin e biznesit, numrin e të punësuarve si dhe potencialin ekonomik që pritet ta ketë në vitet në vijim. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz