Ish kryetari i Nismës për Kosovën, Imri Ilazi, Dega në Ferizaj së bashku me 14 anëtarë të tjerë pas një pauze dyvjeçare nga dorëheqja e tyre, kanë aderuar zyrtarisht në PDK.
Ilazi ka thënë se arsyeja dhe alternativa më e mirë është PDK-ja derisa lidhet e kaluara e përbashkët me shokët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Pas një pauze dyvjeçare nga subjekti i Nismës tashmë kemi vendosur t’i bashkohemi PDK-së. Me këtë subjekt ne na lidhin shumë gjëra, duke u nisur nga organizimi i UÇK-së, pastaj plagët, sakrificat dhe rënia e shumë dëshmorëve e heronjve gjatë luftës. Gjithashtu, edhe pas luftës së bashku kemi kontribuuar në ndërtimin e institucioneve, shtetformimin, pavarësinë etj.”, ka thënë Ilazi… (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”).