back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDënimi i Demakut, befason Lëvizja Vetëvendosje

Dënimi i Demakut, befason Lëvizja Vetëvendosje

Të ngjajshme

VV-ja ankohet në Supreme për qendrat alternative të votimit në diasporë

Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në Gjykatën Supreme për vendimin...

Dogana në aksion, i ndalon rreth 900 artikuj të padeklaruara në Vërmicë

Dogana e Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë ka...

Krasniqi: Vuk Hamoviçi i ka milionat e siguruara sepse ia garanton Qeveria e Martin Berishajt

Rrezarta Krasniqi nga LDK përmes një shkrimi në Facebook...

Qeveria rriti shpenzimet, ja ku shpenzoi më shumë

Qeveria e Kosovës ka shpenzuar më shumë gjatë tre...

Vetëvendosje ka vendosur që të mos jetë pjesë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas.

Kjo lëvizje ka thënë se nuk dëshiron të përfitojë politikisht “nga një vendim i padrejtë gjyqësor në rastin Drenica 2, ku u dënua ish-kryetari i kësaj komune Nexhat Demaku”.

“Pas konsultimeve që i kemi bërë me anëtarësinë dhe strukturat tona, kemi marrë vendim që të mos jemi pjesë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas, sepse nuk duam të përfitojmë politikisht nga një dënim i padrejtë gjyqësor. Ne nuk e mbështesim asnjë kandidat të subjekteve tjera, ngase mendojmë se asnjëri nga ta nuk mundën të bëjnë ndryshime pozitive. Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen për të përfunduar mandatin e kryetarit, që mund te jetë vetëm disa muajsh. Përveç kësaj, përbërja e Kuvendit Komunal, si organi më i lartë nuk do të ndryshoj. Për më tepër, buxheti për pjesën e mbetur të mandatit është miratuar dhe gjasat që të ndryshohet janë tepër të vogla”, ka thënë kryetari i VV-së për Drenas Shemsi Elezi, në një konferencë të mbajtur sot.

Zgjedhjet për kryetar të Drenasit do të mbahen më 4 dhjetor. Vendimi për zgjedhje vjen pas largimit të Demakut nga ky post, për shkak të konfirmimit të dënimit për tre vjet burgim./Koha.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz