BallinaShqiptareReagimi i Kryeminstrit Rama pas fitores së Tramp

Reagimi i Kryeminstrit Rama pas fitores së Tramp

Të ngjajshme

“Tokin” e bëjnë tokë në Ferizaj, tjetër humbje e Prishtinës

Skuadra e Prishtinës ka pësuar humbje ndaj Ferizaj me...

Mblidhet VV-ja, nis organizimi për zgjedhje të brendshme në parti

Gjatë mbrëmjes së djeshme është mbajtur mbledhje brenda Lëvizjes...

Sali Berisha pritet të kandidoj përsëri për kryetar të Partisë Demokratike

Gjatë konferencës për media, kryetari i PD Sali Berisha...

Urimin për zgjedhjen e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, Kryeministri Edi Rama e nis me nota keqardhjeje për humbjen e “mikes së madhe të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, Hillary Clinton.

“Populli amerikan bëri sot zgjedhjen e tij. Një mike e madhe e Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve, Hillary Clinton nuk i’a doli dot të behet Presidentja e parë grua në historinë e Shteteve të Bashkuara. Kundërshtari i saj, Donald Trump, u zgjodh Presidenti i dyzetepestë i SHBA, duke e bindur Sovranin të votojë alternativën e tij pas një debati të pazakonshëm brenda e jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkruan Rama.

Kryeministri shprehet i bindur se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara jo vetëm që nuk cënohen, por do të forcohen edhe më tej.

“Duke i uruar Presidentit Trump fitoren dhe të gjithë suksesin që amerikanët dhe miqtë e partnerët e SHBA i urojnë atij vendi të madh, kam bindjen se marrëdhënia jonë strategjike me Shtetet e Bashkuara do të vijojë të forcohet në funksion të vlerave e të interesave të përbashkëta, të cilat e bëjnë Shqipërinë një mik e aleat të çmuar të popullit e të Qeverisë amerikane”, përfundon shkrimin e tij në rrjetet sociale, Kryeministri Rama.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz