back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeIdentifikohet ideatori i dytë i tentativës për grusht shteti në Turqi

Identifikohet ideatori i dytë i tentativës për grusht shteti në Turqi

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Prokuroria shtetërore në Ankara ka identifikuar edhe një tjetër person i cili është i dytë për nga hierarkia e udhëheqjes së tentativës për grusht shteti të cilin organizata terroriste FETO e kreu në Turqi më 15 korrik, ndërsa bëhet fjalë për biznesmenin Kemal Batmaz, ish-drejtorin e përgjithshëm të kompanisë Kaynak Kagit A.S, raporton Anadolu Agency.

Batmaz, i cili është arrestuar në Ankara pasi tentimi për grusht shteti u shtyp dhe i cili gjendet në paraburgim, dyshohet se së bashku me të arratisurin Adil Oksuz ka organizuar tentativën për grusht shteti nga baza kryesore ajrore Akinci.

Në raportin të cilin Prokuroria e shpalosi sot thuhet se Batmaz dhe Oksuz, i njohur edhe me emrin “FETO imam i forcave ajrore” nga aeroporti i Stambollit “Ataturk” më 11 korrik udhëtuan në SHBA, ku qëndruan në SHBA, ku qëndron udhëheqësi i organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen, ndërsa më pas u kthyen në Turqi dy ditë më vonë, pak para tentativës për grusht shteti. Qëndrimi i përbashkët në SHBA konfirmohet edhe nga xhirimet e kamerave vëzhguese të aeroportit, ndërsa Prokuroria konsideron se Batmaz në organizatën terroriste FETO është më me ndikim se Oksuz i cili konsiderohet si “kuti e sekreteve” të grusht shtetit të dështuar.

Rol të rëndësishëm të Batmazit në tentimin e grusht shtetit në Turqi tregojnë edhe xhirimet e kamerave vëzhguese në Bazën kryesore ajrore Akinci, në të cilat qartë shihet se si oficerët e përshëndesin në korridoret e bazës, ku nuk është e zakonshme që civilët në mënyrë aq të lirshme të lëvizin.

Gjatë marrjes së parë në pyetje pas arrestimit, Batmaz mohoi përfshirjen në tentativën për grusht shteti, ndërsa për vizitën e tij në bazën Akinci tha se ka parë një truall ndërtimor.

Paralelisht me këtë, prokuroria në Ankara ka dhënë urdhër për arrestimin e 12 të dyshuarve për tentim të grusht shtetit, ndërsa deri tani janë arrestuar gjashtë prej tyre.

Bëhet fjalë për një grup që është konfirmuar se pak para tentativës për grusht shteti kanë qenë të pranishëm në takimet në dy banesat të cilat në Stamboll i mori me qira Adil Oksuz, e të cilët në mars dhe qershor të këtij viti me Oksuzin kanë udhëtuar në SHBA.

Oksuz po ashtu është arrestuar në bazën Akinci menjëherë pas tentativës për grusht shteti, por me vendim të gjykatësit Koksel Celik dhe Cetin Sonmez shpejt është liruar. Në mënyrë shtesë është vërtetuar roli i tij në udhëheqjen e tentimit të grusht shtetit, por ai që atëherë është në arrati.

Ministria turke e Punëve të Brendshme ofroi edhe 1.3 milionë dollarë për informacione që mund të sjellin deri te arrestimi i Oksuzit.

Tentativa e dështuar për grusht shteti në Turqi është vepër e organizatës terroriste FETO në krye të së cilës është Fetullah Gylen që jeton në SHBA. Gjatë tentimit të grusht shtetit 246 persona ranë dëshmorë, ndërsa 2.194 persona u plagosën. Turqia zyrtarisht ka kërkuar nga SHBA-të arrestimin e përkohshëm dhe ekstradimin e Gylenit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz