back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaDrenica +Drenica KulturëSkenderaj, Fadil Nura, Bekim Latifi e Ismet Salihu vizitojnë parashkollorët e qytetit...

Skenderaj, Fadil Nura, Bekim Latifi e Ismet Salihu vizitojnë parashkollorët e qytetit “Nëna Zahide” (FOTO)

Të ngjajshme

Dogana në aksion, i ndalon rreth 900 artikuj të padeklaruara në Vërmicë

Dogana e Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë ka...

Krasniqi: Vuk Hamoviçi i ka milionat e siguruara sepse ia garanton Qeveria e Martin Berishajt

Rrezarta Krasniqi nga LDK përmes një shkrimi në Facebook...

Qeveria rriti shpenzimet, ja ku shpenzoi më shumë

Qeveria e Kosovës ka shpenzuar më shumë gjatë tre...

Nisma certifikohet për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka votuar sot për...

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu, Drejtori i DKA-së Bekim Latifi dhe bashkëpunëtorë të tjerë ka vizituar sot Institucionin Parashkollor “Nëna Zahide” në Skenderaj.

Nura përveç takimit me fëmijët dhe stafin e këtij institucioni, ka shpërndarë lodra për të gjithë fëmijët të cilat janë siguruar nga DKA-ja më kërkesë të stafit drejtues të këtij institucioni parshkollor.

Delegacioni i Komunës së Skenderajt është pritur ngrohtësisht nga Drejtoresha Renarta Veliu, nga stafi profesional i edukatoreve si dhe nga fëmijët.

Voglushët në veçanti i kanë gëzuar lodrat e dhuruara nga Nënkryetari Fadil Nura dhe Drejtori Bekim Latifi.
Me këtë rast z. Fadil Nura siguroi se Komuna e Skenderajt është duke u marrë seriozisht me çështjen e ndërtimit të një objekti të ri, modern dhe më të madh për Institucionin Parashkollor “Nëna Zahide”, pasi objekti aktual nuk ofron komoditet të mjaftueshëm dhe hapësirë të mjaftueshme për fëmijët, si dhe nuk mundëson rritjen e kapaciteteve pranuese sipas kërkesave, transmeton Drenica Press.

Institucioni Parshkollor “Nëna Zahide” numëron 86 fëmijë të 5 grupmoshave të ndryshme. Viteve të fundit interesimi i prindërve për dërgimin e fëmijëve në këtë institucion edukativo-arsimor, është rritur ndjeshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz