back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeRifat Jashari nderon me prezencë në hapjen e Konsullatës Kosovë-Shqipëri në Mynih

Rifat Jashari nderon me prezencë në hapjen e Konsullatës Kosovë-Shqipëri në Mynih

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...
Kosova dhe Shqipëria nga sot kanë hapur  Konsullatën e përbashkët në Mynih të Gjermanisë. Në fakt, Konsullata e e Kosovës e ka mirëpritura të të Shqipërisë, duke  i bërë vend dhe në këtë mënyrë t’i ofrojë shërbime shtetasve të saj.

Por në këtë ditë përurimi, e veçanta e kësaj ceremonie ishte jo vetëm ngritja e dy flamujve të të dy vendeve para ndërtesës së Konsullatës apo fjalimi i mirëseardhjes së Ministres  për Çështje Evropiane të Bavarisë, Beate Merk, raporton lajmi.net.

Më shumë se gjithçka tjetër, e veçantë ishte prania e Rifat Jasharit, vëllait të Komandantit Legjendar të UCK-së, Adem Jasharit.

Edhe ai me praninë e tij nderoi këtë solemnitet,  prezencën e të cilit e potencoi edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

“As unë si ministër i Jashtëm i Kosovës, as ministri i Jashtëm i Shqipërisë, por askush tjetër nuk do të ishte këtu në këtë konsullatë pa rolin dhe kontributin e bacës Rifat dhe familjes Jashari”, tha ministri Hoxhaj. “Prania e bacës Rifat i jep një kuptim tjetër kësaj konsullate”.

Përndryshe, përveç hapjes së Konsullatës së përbashkët në Mynih të Gjermanisë, janë paralajmëruar edhe hapja e të tjerave në  Danimarikë dhe Turqi, kurse  më herët është hapur edhe në Milano dhe Bari.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz