back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeDebati Kosovë-Shqipëri, Veseli kërkon unitet mes shqiptarëve

Debati Kosovë-Shqipëri, Veseli kërkon unitet mes shqiptarëve

Të ngjajshme

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me...

Dajaku: Kjo është një nga fitoret më të mëdha në histori të Kosovës

Emisioni sportiv “Favorit” vjen me një edicion special sonte,...

Osmani e Kurti festojnë bashkë golin e Kosovës ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri...

Imri Ahmeti pritet ngrohtë në Shalë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është pritur ngrohtë në...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka komentuar debatet e fundit për përfaqësimin e Kosovës dhe Shqipërisë dhe për polemikat e shumta të shkaktuara pas vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Serbi.

Kryeparlamentari kosovar ka bërë thirrje për unitet mes shqiptarëve e jo për debate pa temë, siç ka vlerësuar ai.

“Raportet e Kosovës me Shqipërinë janë raporte vëllazërore. Janë shembull se si duhet të ndërtohen raportet mes shteteve dhe popujve në të gjithë rajonin tonë. Zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve në mes Shqipërisë dhe Serbisë është një vlerë më shumë në rrugën rajonale të integrimeve euro-atlantike. Kosova nuk humbet asgjë nga ky zhvillim. Përkundrazi, përfiton edhe më shumë, ngase po ndërtohet një klimë e përgjithshme e komunikimit dhe dialogut rajonal. Është në interesin e Kosovës që Shqipëria të flasë dhe të përçojë zërin e Kosovës kudo ku ne ende nuk arrijmë të kemi përfaqësim institucional. Sot, si kurrë më parë, me Shqipërinë duhet të kemi debat për marrëdhëniet ekonomike, e jo debat simbolesh. Është koha për ekonomi, jo për histori e romantizëm”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në “Facebook”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz