Megjithatë, Danius thotë se nuk do të shqetësohet pasi Bob Dylan është i ftuar ta pranojë çmimin në ceremoninë e datës 10 dhjetor.
Pasi katër ditë të plota kanë kaluar nga ndarja e Çmimit Nobel për Letërsi, Akademia Suedeze ka hequr dorë nga kontakti me fituesin e çmimit.
Bob Dylan nuk është lajmëruar as në telefon e as në mënyrë elektronike me e-mail, kontaktuar kësisoj nga Akademia e cila sivjet ka vendosur t`ia atribuojë çmimin në fjalë, për format e reja të letërsisë në tekstet e këngëve të tij.
Në anën tjetër, Akademia ka folur me menaxherin e këngëtarit por jo me vetë këngëtarin, dhe për ti pranuar letrat dhe vetë çmimin do të duhet që Dylan ta ketë fjalën e fundit.
Sara Danius, sekretare permanente e Akademisë Suedeze, thotë se Akademia nuk do të provojë më të kontaktojë me Dylan. Megjithatë, Danius thotë se nuk do të shqetësohet pasi Bob Dylan është i ftuar ta pranojë çmimin në ceremoninë e datës 10 dhjetor.
Në historinë e çmimit Nobel për Letërsi, vetëm dy persona e kanë refuzuar atë. Boris Pasternak në vitin 1958 – ky i detyruar nga forcat sovjetike dhe më pas Sartre në vitin 1964, për shkak të politikës së tij për të refuzuar disa çmime që atij iu dukën të panevojshme për jetën e tij si shkrimtar e filozof. /KultPlus.com