BallinaSportMourinho-Van Gaal, e pabesueshme por e vërtetë

Mourinho-Van Gaal, e pabesueshme por e vërtetë

Të ngjajshme

Erdogan: BE-ja nuk mund të bëhet fuqi globale pa Turqinë

Një Bashkim Evropian që nuk e përfshin plotësisht Turqinë...

Trump: Marina e Iranit është reduktuar në varka të vogla me mitralozë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nëse Shtetet...

“Përtej hekurave”

Nga Driton Fejzullahu Mbrëmë isha në Shkup, në shfaqjen me...

Manchester United nuk është përmirësuar aspak, edhe pse në krye të tyre është një trajner i njohur si Jose Mourinho.

Në 5 ndeshjet e fundit në kampionat,Manchester United ka fituar vetëm 1, atë me Leicester në “Old Trafford”, ndërkohë që në klasifikim kjo skuadër është në vendin e 7, jashtë zonës Europiane.

Statistikat e shënuara deri tani tregojnë një përkeqësim të situatës në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur në stol ishte Louis Van Gaal.

Sezonin e kaluar, pas 8 javëve të para, “Djajtë e Kuq” të Van Gaal ishin në vendin e 3 të renditjes me 16 pikë, aq sa edhe Arsenali dhe vetëm 2 pikë larg rivalëve tëManchester City. Këtë sezon, Manchester United ka 14 pikë dhe ndodhet 4 pozicione më poshtë e për ë tepër me 5 pikë më pak se Citizens e Arsenali.

Këtë sezon, Manchester United ka shënuar më shumë gola 13, ndërkohë që 1 vit më parë ishte në kuotën e 12 golave, ndërsa në pasiv numri i golave të pësuar është 8, po aq sa edhe në 2015/2016.

Për më tepër, në Anfield, Manchester United e zotëroi topin për 35% të kohës, shifra më e ulët e shënuar në Premier League që nga momenti i regjistrimit edhe të kësaj statistike./Gazeta Sheshi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz