BallinaSportTrepça’89 ia shkaktoi humbjen e parë Prishtinës

Trepça’89 ia shkaktoi humbjen e parë Prishtinës

Të ngjajshme

Mësohet skuadra e parë e cila inkuadrohet në Serie A

Venezia është skuadra e parë e cila është inkuadruar...

Sulmi me thikë në Londër, 45-vjeçari para gjykatës

Një burrë 45-vjeçar u paraqit në një gjykatë në...

Rexhepi: Mjetet për shqiptarët e Luginës i bllokoi Demo Berisha, e ka pranuar qartë

Gjatë ditës së djeshme, kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar...

Tashmë në Vala Superligën e Kosovës nuk ka më skuadra të pamposhtura. Ka qenë skuadra e Trepçës’89, e cila ia ka shkaktuar humbjen e parë Prishtinës në këtë edicion, duke e mposhtur në derbin e javës së 9-të që u zhvillua në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, me rezultat 2:0. Hero i fitores së Trepçës’89 ishte Oto John John, i cili realizoi të golat e kësaj ndeshje në minutat 11-të e 72-të.

Pas kësaj fitoreje Trepça’89 shkëputet në kreun e epërsisë me 4 pikë më shumë se Prishtina.

Ndërkohë, ndeshja në Merdar ndërmjet Llapit dhe Feronikelit është ndërprerë në minutën e 68-të, pasi një tifoz i pandërgjegjshëm goditi me gurë gjyqtarin anësor, Erduan Baliqi, i cili e pati të pamundur për ta vazhduar ndeshjen.

Në atë periudhë Feronikeli ishte në epërsi 3:0, me golat e shënuar nga Mendurim Hoti (33’) dhe Blerand Kurtishaj(40’ e 46’).

Ndërkohë, në dy ndeshjet e tjera Drita-Ferizaj dhe Trepça-Drenica nuk pati fitues, por as gola.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz