BallinaLajmeNjë qytetar bie në gropën e liftit të QKUK-së (Video)

Një qytetar bie në gropën e liftit të QKUK-së (Video)

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Derisa po shkonte për ta vizituar një të afërm në Qendrën e Pulmologjisë në QKUK, një vizitor deshi ta përdorë liftin.

Por, kur e hapi derën për të hyrë në të, ra disa metra poshtë, pasi që lifti ishte jashtë funksionit.

“Lajmi.net” merr vesh se qytetari ka pësuar lëndime trupore dhe menjëherë ka marrë trajtimin mjekësor në Qendrën emergjente.

Zyrtarja për informim në QKUK, Mirlinda Qyqalla, e ka konfirmuar lajmin.

Ajo ka thënë se vizitori e ka hapur derën me dhunë, duke menduar që ajo funksionon.

“Lifti ka qenë jashtë funksionit, dhe qytetari e ka hapur atë me dhunë për të shkuar në Qendrën e Pulmologjisë. Pra, vizitori nuk ka ndjekur rrugët të cilat dërgojnë për në këtë qendër, por ka përdorur një lift që është jashtë funksionit dhe e ka hapur derën me zor, dhe kur ka hyrë brenda, menjëherë ka rënë poshtë. Nuk mund të them asgjë për gjendjen e tij shëndetësore, pasi që janë duke ju bërë të gjitha ekzaminimet në Qendrën emergjente”, tha Qyqalla.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz