back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeKërkohet zbardhja e listës së veteranëve

Kërkohet zbardhja e listës së veteranëve

Të ngjajshme

SPERTK-ja kërkon financim të pavarur për RTK-në

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së i është drejtuar legjislaturën...

Këto janë 22 subjektet politike që u certifikuan dje nga KQZ-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti dje mbledhjen e 87-të...

Kosova nikoqire e javës së CEFTA-s, kjo është agjenda

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me...

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) pajtohet që të ketë hetim rreth dyshimeve për fryrjen e listave, por që kjo të mos ndodhë tani. Kjo Organizatë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që në konto të veteranëve të dalin mjetet edhe në muajt e këtij viti.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Smajl Elezaj, ka thënë se në takimin që kanë pasur me kryeministrin i kanë bërë kërkesë që të dalin mjetet e pagesës për muajin shtator. “Kemi kërkuar që të mos ketë vonesa për pagesën e veteranëve”, tha ai. Elezaj ka thënë se po ashtu kanë kërkuar që të gjenden mjetet për të kryer pagesën edhe për muajt e tjerë të këtij viti.

Ai tha për “Zërin” se kanë biseduar edhe rreth deklarimeve të fundit lidhur me dyshimet se listat janë fryrë me veteranë të pamerituar, madje, sipas tij, është kërkuar nga institucionet që të mos propagandohet rreth dyshimeve me lista. Elezaj nuk ka mohuar këto dyshime se listat janë fryrë, mirëpo ka deklaruar se për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe papunësisë me të cilën përballen veteranët sivjet të shkohet me pagesat sipas listave ekzistuese.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz