back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeShtohen tensionet mes Kosovës e Serbisë

Shtohen tensionet mes Kosovës e Serbisë

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili nuk u lejua të hyjë në territorin e Kosovës, ka thënë se do të hyjë kur të dojë dhe do t’i padisë ata që janë duke ia cenuar lirinë, skruan sot, gazeta Zeri.

Arrestimet e ndalimet e fundit në Kosovë kanë hedhur grimca acarimi mes Kosovës e Serbisë. Paraburgimi i drejtorit të Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi, dhe një javë pas ndalimi i drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili po shihet si një përgjigje e palës kosovare ndaj të bëmave serbe kanë shtuar tensionin mes dy shteteve. Autoritetet në Kosovë kanë potencuar se për rastin e “Thaçit” do të ndërmarrin masa, por deri më tani nuk është paraparë asnjë veprim konkret. Ndërkohë në anën tjetër, vetë Gjuriq i cili nuk u lejua të hyjë në territorin e Kosovës ka thënë se do të hyjë kur të dojë dhe do t’i padisë ata që janë duke ia cenuar lirinë. Në Qeverinë e Kosovës thonë se sjellja e tillë nga autoritetet serbe nuk i shërben normalizimit të marrëdhënieve, derisa në anën tjetër opozita thotë se Kosova i ka pasur marrëdhëniet e acaruara me Serbinë para se të ndodhnin këto incidente.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu, në një prononcim për gazetën “Zëri”, ka shprehur shqetësimet për ngjarjet e fundit mes dy shteteve, sipas Abdullahut, rastet e tilla nuk i dërgojnë marrëdhëniet drejt normalizimit. “Ne jemi duke u përpjekur si Qeveri të kemi raporte normale, por aktet e tilla, veprimet e tilla nuk e ndihmojnë normalizimin. Nuk i përmbushim obligimet ne si shtet në dy rastet dhe Serbia për atë që është projekt i Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve”, ka thënë Abdullahu.

Të Fundit

Sport

ShowBiz