BallinaLajmeOliver Ivanoviqi kërkon largimin e gjyqtarit shqiptar

Oliver Ivanoviqi kërkon largimin e gjyqtarit shqiptar

Të ngjajshme

Erdogan: BE-ja nuk mund të bëhet fuqi globale pa Turqinë

Një Bashkim Evropian që nuk e përfshin plotësisht Turqinë...

Trump: Marina e Iranit është reduktuar në varka të vogla me mitralozë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nëse Shtetet...

“Përtej hekurave”

Nga Driton Fejzullahu Mbrëmë isha në Shkup, në shfaqjen me...

Oliver Ivanoviq nuk është ndier komod kur ka kuptuar se pjesë e trupit gjykues në Gjykatë të Apelit, përveç gjyqtarëve të EULEX-it, do të jetë edhe një shqiptar, ashtu siç e parasheh ligji. Me kërkesë të veçantë, ai ka kërkuar që të përjashtohet gjyqtari Driton Muharremi, shkruan sot “Koha Ditore”.

E njëjta kërkesë është lexuar edhe të mërkurën në seancën ku ishte planifikuar të shqyrtoheshin ankesa e prokurorisë, si dhe ajo Ivanoviqit kundër vendimit të Gjykatës së shkallës së parë.

Në janar të këtij viti, ai është dënuar me nëntë vjet burgim për krime lufte të kryera gjatë vitit 1999-2000 në Kosovë, kurse Dragolub Delibashiq, Ilija Vujaçiq, Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandra Lazoviq janë shpallur të pafajshëm.

Kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit shqiptar mbrojtja e Ivanoviqit e ka arsyetuar duke thënë se deri më tani gjyqtarët kosovarë nuk janë marrë me krime lufte dhe se nuk kanë besim në ta. Avokatët e tij i kanë kërkuar gjykatës që t`ua ofrojë të njëjtën përbërje të panelit si në shkallën e parë ku i gjithë trupi gjykues përbëhej nga gjyqtarë të EULEX-it. Kësaj kërkesë i janë bashkangjitur edhe të akuzuarit e tjerë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz