BallinaSportToure s’do të luajë për Cityn nëse agjenti i tij nuk kërkon...

Toure s’do të luajë për Cityn nëse agjenti i tij nuk kërkon falje! (Foto)

Të ngjajshme

Policia zbarkon në ARBK, punëtorët nuk po lejohet të lëvizin

Në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka zbarkua...

​Spektakël në Ligën e Kampionëve, katër super ndeshje sonte

Mbrëmja e sotme sjell përballje shumë të forta në...

Gjendet pa shenja jete influencerja e njohur turke

Influencerja e njohur turke, Ayşegül Eraslan, thuhet se u...

Pep Guardiola e ka paralajmëruar Yaya Touren se nuk do të luajë kurrë për Manchester Cityn nëse agjenti i tij, Dimitri Seluk, nuk kërkon falje për komentet që i ka bërë për klubin.

Përfaqësuesi i mesfushorit e ka akuzuar Cityn se e ka ofenduar lojtarin duke e lënë jashtë skuadrës për ndeshjet e fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Agjenti Dimitri Seluk disa herë e ka akuzuar Cityn.

Kjo nuk është hera e parë që Seluk e sulmon publikisht klubin anglez, kjo ka ndodhur disa herë që nga viti 2010 kur lojtari i Bregut të Fildishtë u transferua nga Barcelona.

Trajneri ka thënë se e ka pasur shumë të vështirë ta lë Touren jashtë Ligës së Kampionëve, por ky ka qenë një vendim që është dashur ta marrë.

Duke folur para gazetarëve, ai ka thënë se Seluk duhet t’i kërkojë falje klubit, bashkëlojtarëve dhe në fund trajnerit.

Nuk fal Guardiola, duhet kërkimfalje!

“Kur kjo të ndodhë, Yaya do të jetë pjesë e grupit dhe do ta ketë mundësinë për të luajtur”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz