back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaOpinioneKisha në oborrin e UP-së dhe Katedralja në Prishtinë, ndërtime politike?

Kisha në oborrin e UP-së dhe Katedralja në Prishtinë, ndërtime politike?

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Shkruan Gëzim Mekuli

Është ndoshta një krahasim i rrept e i pavënd për shumëkë por, që të dyja janë arkitektura ideologjike e politike. PIKË!
Cetnikët sërb ndërtuan dhe falsifikuan shumë kisha, ikona e afreska shqiptare. Kjo dihet tanimë. Ama ndërtimi i Katedralës në Prishtinë, në një farë mënyre “e arsyetoj”, e “shtetëzoj” dhe e “ndihmoj”, ndërtimin e Kishës ortodokse serbe në “trurin” e shqiptarëve.
Cetnikët serb përmes fuqisë politike që kanë, janë në ofanzivë. Dhe fitues!
E përse janë në ofanzivë e fitues, do pyesnit juve? Ja, po ua them unë: Ndertimi i Katedrales shqiptare e “arsyeton” edhe vazhdimin e punëve të Kishës serbe. Kjo, sepse fillimisht është bërë gabim i madh politik e ideologjik që në momentin kur filloj ndërtimi i Katedralës shqiptare; Edhe kjo u ndërtua me probleme. Politika jonë “nuk kishte mundësi të shifte pas bregut”…

Ndërtimi, apo gara për ta “fetarizuar” kombin shqiptar doli si një fotokopje e paqëllimt e politikave serbe. Që nga dr. Rugova e këndejë ne e keqkopjuam “filozofinë fetare të shtetit serb” dhe, tani kjo “fotokopje” po u kthehet shqiptareve si bumernag: Pse? Sepse gara për “fetarizimin” e Kosovës e të kombit akoma s’ka mbaruar. Janë shumë aktorë politik që do të tregojnë “muskulin fetar딨…. Ato i kemi të instaluar edhe në pushtet e edhe në media…. “Xhamizimi”, “kishëzimi” dhe “katedralëzimi” i hapsirës sonë publike po ndodhë…

Po ndodhë sepse nuk ka guxim politik, e as qytetar që kësaj pune të porositur ti thuhet “ndal”, apo të paktën “pusho”. Pushtetit i përshtatet “fetarizimi jashtëkulturor” i kombit. Këtë e di edhe Noka im por, mua me befason mosguximi dhe heshtja mortore e intelektualit, belbëzimi i akademise dhe moskritika e opozitës për këto ceshtje sa të rëndësishem e aq edhe kërcënuese e serioze per kombin shqiptar. Frika nga hunbja e votës dhe e vendit të punës po trimëron fetarizuesit e kombit….

Të nderuar lexues,
Kisha politike, Katedralja politike dhe Xhamia politike janë mjet në duar të parapolitikës. Këto simbole kinsefetare nuk perkojne me identitetin dhe me kulturen shqiptare. Këte janë importime nga kulturat e huaja. Fatkeqësisht këto ndertime politike, te porositura nga jashte, janë tregues se shqiptaret dhe serbet po tentojne te bejne zgjidhje të problemeve politike e sociale sipas kodeve të kultures mesjetare. E ky mesjetarizem nuk ndodhe në Gjermani e as ne Norvegji, me besoni.

Te nderuar klerikë fetarë,
Keto ndertime (politike) me shume po i bejne sherbime “dreqit” sesa “engjujve”.

Ata të cilët kanë lexuar librin e Noam Malcom, “Kosovo/ Kosova… ata e dinë mirë se cila ishte porosia e autorit. E ne po e bëjmë atë që ai e ksihte parashikuar; Kosova asnjënëse! As e atyre e as e juaja!

Ndertoni kisha, katedrale e xhamia, po, ndërtoni dhe i trashëgofshi. Hajrin ua pafshi. Por ndertimi i tyre te jete bazuar ne nevoja, sherbime, humanizem dhe ne kerkesa te shoqerise, jo sipas kerkesave te “atyre atje large” e “per dreqin” qe kemi ketu afer.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz